Kalendari historik, 19 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 qershor.

1438848
Kalendari historik, 19 qershor

 

19 qershor 1978 – Garfield, maçoku më i famshëm në botë, u prezantua botërisht nga karikaturisti Jim Davis. Sipas një numërimi të kryer në vitin 2007, karikatura e maçokut Garfield ka zënë vend në 2.580 gazeta duke hyrë kështu në Librin e Rekordeve “Guinness”.

19 qershor 2000 – Në portin e Doverit të Mbretërisë së Bashkuar, brenda një kamioni me domate, u gjetën të vdekur 58 kinezë që tentonin të hynin në vend ilegalisht. Autoritetet britanike deklaruan se klandestinët kinezë kishin humbur jetën nga asfiksia.

19 qershor 2012 – Themeluesi i “WikiLeaks”, Julian Assange, për të cilin Suedia kishte lëshuar një fletarrest, u strehua në Ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe kërkoi azil politik. Ai nuk doli për 7 vite nga objekti diplomatik ekuadorian derisa ky vend ia refuzoi kërkesën në vitin 2019, kur u arrestua menjëherë nga policia britanike.



Lajme të ngjashme