Kalendari historik, 18 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 qershor.

1438291
Kalendari historik, 18 qershor

 

18 qershor 1815 – Ushtria franceze e komanduar nga Napoleon Bonaparti u mund përballë ushtrive angleze dhe prusiane në Betejën Vaterlosë. Me këtë disfatë mori fund edhe lufta 23-vjeçare mes Francës dhe shteteve aleate të Evropës. Bonaparti u tërhoq për herë të dytë nga froni dhe më pas u internua në ishullin e Shën-Helenës, ku edhe do të ndahej nga jeta. I konsideruar si një prej strategëve më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, perandori francez ka dominuar skenën politike evropiane për më shumë se një dekadë.

18 qershor 1936 – Shkrimtari rus, Maksim Gorki, i njohur në botë me veprat “Zgalemi”, “Makar Çudra”, “Jeta e Klim Samginit”, “Nëna”, “Vepra e Artamonovëve”, “Malva”, “Lindja e një njeriu”, etj., vdiq në moshën 68-vjeçare.

18 qershor 1941 – Ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, e cila kishte pushtuar Bullgarinë në Luftën II Botërore, u nënshkrua “Pakti i Mosagresionit”. Vetëm 4 ditë pas kësaj marrëveshjeje, Gjermania vuri në veprim Operacionin “Barbarossa” për të pushtuar Rusinë.

18 qershor 1972 – Pilot në 65 shtete të botës bojkotuan për një ditë trafikun ajror për të protestuar incidentet e rrëmbimit të avionëve. Ky bojkot u mbështet edhe nga pilotët turq.



Lajme të ngjashme