Kalendari historik, 16 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 qershor.

1436481
Kalendari historik, 16 qershor

 

16 qershor 1963 – Valentina Tereshkova u bë gruaja e parë që shkoi në hapësirë. Kozmonautja ruse bëri plot 46 xhiro në orbitën e Tokës me anijen kozmike “Vostok-6”.

16 qershor 1976 – Forcat e sigurisë në komunën Soveto të Johanesburgut, qyteti më i madh i Afrikës së Jugut, hapën zjarr mbi nxënësit zezakë që protestonin arsimin në gjuhën amtare të pakicës së bardhë (Afrikaans) në shkollat e mesme lokale. Në këto demonstrata, të cilat njihen si Kryengritja e Sovetos, morën pjesë të paktën 20.000 nxënës, prej të cilëve rreth 600 humbën jetën dhe 4.000 të tjerë u plagosën. Në kujtim të këtyre ngjarjeve, 16 qershori tani është një festë publike në Afrikën e Jugut, dhe shënohet si Dita e Rinisë.

16 qershor 1979 – I paharrueshmi Ayhan Isik, një prej aktorëve, skenaristëve dhe regjisorëve më të rëndësishëm të kinematografisë turke, u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare. Ai ka luajtur rol protagonist në rreth 200 filma. Isik njihej për jetën e tij të disiplinuar dhe të qetë, pa asnjë skandal. Ai bëri një jetë “mbretërore” me sa ia lejonin kushtet e tij sociale dhe ekonomike të biznesit kinematografik turk të atyre viteve dhe vdiq si “mbreti pa kurorë”, siç e quante shtypi.



Lajme të ngjashme