Kalendari historik, 15 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 15 qershor.

1436321
Kalendari historik, 15 qershor

 

15 qershor 1215 – Mbreti Xhon i Anglisë vulosi dekretin e quajtur Karta e Magnës (Magna Carta) apo Karta e Madhe e Lirive, dokumenti i parë kushtetues i imponuar mbi një mbret nga një grup fisnikësh për të kufizuar me ligj kompetencat e tij dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre nga pushteti absolut. Parimet kryesore të Kartës së Madhe të Lirive ishin:

1- Ligji qëndron mbi mbretin;

2- Mbreti duhet të respektojë ligjin;

3- Çdo qytetari i ofrohet gjykim i barabartë para ligjit.

15 qershor 1896 – Një tërmet në brigjet e qytetit Sanriku të Japonisë shkaktoi një cunami me dallgë 40 metra të larta, më vdekjeprurësi në historinë e vendit ishullor. Ky cunam u mori jetën më shumë se 22.000 njerëzve dhe rrafshoi mbi 11.000 shtëpi.

15 qershor 1997 – Nën udhëheqjen e Turqisë, 8 shtete islame në zhvillim formuan Organizatën D-8 për Bashkëpunim Ekonomik. E njohur edhe si Tetëshja në Zhvillim (Developing-8), kjo organizatë formohet nga Turqia, Indonezia, Irani, Malajzia, Egjipti, Nigeria, Pakistani dhe Bangladeshi.



Lajme të ngjashme