Kalendari historik, 31 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 31 maj.

1426615
Kalendari historik, 31 maj

 

31 maj 1902 – Në fund të luftës ndërmjet ushtrisë britanike dhe boerëve, shumica e të cilëve emigrantë të bardhë me origjinë holandeze të vendosur në Afrikën e Jugut, Perandoria Britanike mori kontrollin e Republikës së Transvaalit dhe Shtetit të Lirë Portokalli, dy vende boere të pavarura në Afrikën e Jugut, duke shuar ekzistencën e tyre.

31 maj 1962 – Izraeli ekzekutoi dënimin e parë me vdekje. Adolf Eichmann, ideator i kampeve naziste të përqendrimit dhe drejtues i tyre për vite me radhë gjatë Luftës II Botërore, u var në afërsi të Tel-Avivit për krime kundër njerëzimit pasi ishte kapur në Argjentinë me identitet të falsifikuar. Eichmann u gjykua në Izrael dhe u shpall fajtor për vrasjen e qindra-mijëra hebrenjve me anë të vendimeve të tij ndërsa udhëhiqte njësinë e “Problemit Çifut” të Gestapos.

31 maj 1999 – Në ishullin Imrali (sot ishulli i Demokracisë dhe Lirisë) filloi procesi gjyqësor ndaj kreut të organizatës separatiste terroriste PKK, Abdullah Ocalan, i kapur në Kenie dhe ekstraduar në Turqi. Gjatë këtij procesi gjyqësor, ndër më të rëndësishmit në historinë e Republikës së Turqisë, Ocalan pohoi të ketë themeluar PKK-në dhe drejtuar aktivitetet terroriste të kësaj organizate derisa u kap.

31 maj 2010 – Ushtarët izraelitë bastisën flotiljen që ishte nisur nga Turqia për t'u çuar ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës. Në këtë sulm, e cila hyri në histori si “Bastisja e Mavi Marmarasë” apo “Bastisja e Flotiljes së Gazës”, humbën jetën 9 qytetarë turq. Sulmi ndaj anijeve me ndihma humanitare i rrëzoi marrëdhëniet turko-izraelite në statusin minimal historik.



Lajme të ngjashme