Kalendari historik, 28 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 maj.

1424601
Kalendari historik, 28 maj

 

28 maj 1830 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andrew Jackson, nënshkroi Aktin e Zhvendosjes së Indigjenëve nga vendbanimet e tyre autoktone dhe krijimin e rezervateve. “Shtigjet e Lotëve” u krijuan pikërisht në këtë periudhë kur rreth 100.000 indianë (lëkurëkuq) të Oklahomës u dërguan me forcë ushtarake në zonat e largëta perëndimore të vendit dhe gati 30.000 prej tyre humbën jetën gjatë internimit.

28 maj 1918 – Këshilli Kombëtar i Azerbajxhanit, i kryesuar nga Mammad Amin Rasulzade, shpalli në Tbilis të Gjeorgjisë pavarësinë e Republikës Demokratike e Azerbajxhanit. Pavarësisht ekzistencës së saj të shkurtër 23-mujore, Republika Demokratike e Azerbajxhanit është e rëndësishme nga aspekti i shtetit ligjor demokratik të parë me parlament, i themeluar ndër shoqëritë myslimane dhe turke. Dita e Republikës festohet në Azerbajxhan që nga viti 1990.

28 maj 1987 – Piloti 19-vjeçar gjermanoperëndimor, Mathias Rust, arriti të shmangë të gjithë mbrojtjen ajrore sovjetike dhe bëri ulje me aeroplanin e tij privat në Sheshin e Kuq të Moskës. Ai u kap menjëherë dhe nuk u lirua deri më 3 gusht 1988. Megjithatë kjo ngjarje rezultoi një prej nxitësve kryesorë të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë.

 



Lajme të ngjashme