Kalendari historik, 23 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 maj.

1422097
Kalendari historik, 23 maj

 

23 maj 1040 – Ushtritë selxhuke dhe gaznavide u përballën në Betejën e Dandanakanit, pas së cilës u shpall themelimi i Perandorisë së Madhe Selxhuke. Kjo betejë 3-ditore shënoi fillimin e procesit të rënies së Shtetit Gaznavid.

23 maj 1919 – Në lagjen “Sultanahmet” të Stambollit u organizua një miting kundër pushtimit të Izmirit nga ushtria greke e mbështetur nga Blloku i Antantës. Në këtë miting, ku morën pjesë rreth 200.000 persona, mbajti një fjalim emocionues edhe atdhetarja, shkrimtarja, politikania dhe akademikja e shquar turke, Halide Edip Adivar.

23 maj 2015 – Gjeniu amerikan i matematikës dhe nobelisti, John Forbes Nash, i cili portretizohet duke luftuar me skizofreninë në filmin “Një mendje e bukur” (A beautiful Mind) të vitit 2001, vdiq në moshën 86-vjeçare së bashku me të shoqen në një aksident automobilistik në SHBA. Nash dhe bashkëshortja Alicia, 82 vjeçe, humbën jetën kur shoferi i taksisë në të cilën udhëtonin, humbi kontrollin e mjetit në Nju-Xhersi. Ai fitoi Çmimin Nobel të Shkencave Ekonomike në vitin 1994 për studimin e Teorisë së Lojës dhe Matematikës së Vendimmarrjes, të cilat konsiderohen ndër idetë me më shumë ndikim në shekullin XX.



Lajme të ngjashme