Kalendari historik, 22 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 maj.

1421395
Kalendari historik, 22 maj

 

22 maj 1885 – Shkrimtari francez me famë botërore, Viktor Hugo, autor i romaneve klasike si “Gungaçi i Notre Damit” dhe “Të mjerët”, vdiq në Paris në moshën 83-vjeçare.

22 maj 1927 – Qyteti Xining në Kinën Perëndimore u godit nga një tërmet me fuqi 7,9 ballë të shkallës Rihter. Kjo fatkeqësi natyrore u mori jetën rreth 41.000 njerëzve dhe shkaktoi dëme materiale të mëdha.

22 maj 1960 – Kili u trondit nga një tërmet i fuqisë 9,5 ballë Rihter. Tërmeti i Valdivias zgjati rreth 3 minuta dhe hyri në histori si tërmeti më i fuqishëm i historisë. Dallgët e cunamit në oqeanin Paqësor arritën deri në 25 m lartësi duke prekur jo vetëm ishullin e Havait, por edhe brigjet e Afrikës Lindore. Në këtë tërmet humbën jetën rreth 5.000 njerëz.

22 maj 1972 – Një president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës realizoi për herë të parë një vizitë zyrtare në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). Presidenti Richard Nixon shkoi në Moskë me ftesë të liderit të BRSS-së, Leonid Brejnev, për të firmosur Traktatin SALT 1, i cili parashikonte reduktimin e armëve bërthamore.



Lajme të ngjashme