Kalendari historik, 7 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 prill.

1392419
Kalendari historik, 7 prill

7 prill 1948 – U themelua Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Data e themelimit të OBSH-së festohet si “Dita Botërore e Shëndetit”.

7 prill 1964 – Kryeministri i Turqisë, Ismet Inonu, i dërgoi një letër paralajmëruese Presidentit të Qipros, Makarios III, për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve turq të Ishullit. Ai theksoi se Ankara nuk do të neglizhonte kurrsesi ndryshimin e Kushtetutës së Qipros.

7 prill 2017 – Nga luftanijet e saj në Mesdhe, marina amerikane goditi me raketa ushtrinë siriane, e cila kishte përdorur armë kimike në Idlib.

 



Lajme të ngjashme