Kalendari historik, 6 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 6 prill.

1392411
Kalendari historik, 6 prill

6 prill 1453 – Ushtria osmane nën komandën e Sulltan Mehmetit II, i njohur botërisht si “Ngadhënjimtari”, filloi rrethimin e Stambollit. Kjo fushatë përfundoi më 29 maj me ngadhënjimin e osmanëve mbi qytetin madhështor, i cili asokohe njihej si Kostandinopojë. 

6 prill 1896 – Në kryeqytetin Athinë të Greqisë u hapën Lojërat Olimpike, të para e epokës moderne të njerëzimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan 11 medalje ari dhe 7 argjendi duke rezultuar vendi më i suksesshëm në këto gara, të cilat u zhvilluan në 9 disiplina të ndryshme.

6 prill 1917 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan zyrtarisht përfshirjen e tyre në Luftën I Botërore. SHBA-ja i shpalli luftë Gjermanisë dhe u rendit të krah të Bllokut të Antantës.

6 prill 1994 – Avioni që transportonte Presidentin e Ruandës, Juvenal Habyarimana dhe Presidentin e Burundit, Cyprien Ntaryamira, u rrëzua si pasojë e një sulmi me raketë tokë-ajër. Pas këtij atentati, në Ruandë shpërtheu lufta civile ndërmjet fiseve hutu dhe tutsi, dy grupet etnike më të mëdha të vendit, e cila shkaktoi vdekjen e rreth 1 milion njerëzve. Kjo luftë civile njihet edhe si Gjenocidi i Ruandës.

 



Lajme të ngjashme