Kalendari historik, 5 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 5 prill.

1391599
Kalendari historik, 5 prill

5 prill 1900 – Komandanti i shquar i ushtrisë osmane, Gazi Osman Pasha, i cili zë një vend të posaçëm në historinë turke falë mbrojtjes legjendare të qytetit gjatë Rrethimit të Plevenës, në Luftën Osmano-Ruse të viteve 1877-1878, u nda nga jeta në Stamboll në moshën 68-vjeçare. 

5 prill 1951 – Ethel dhe Julius Rosenberg, anëtarë të Partisë Komuniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrestuan me akuzën e spiunazhit për llogari të Bashkimit Sovjetik, u dënuan me vdekje. Ky vendim kundër çiftit Rosenberg, të cilin drejtësia amerikane e mori pa asnjë bazë dhe provë, shkaktoi reagimin e të gjithë botës. Megjithatë administrata amerikane e ekzekutoi vendimin e dënimit me vdekje pavarësisht të gjitha reagimeve ndërkombëtare. 

 



Lajme të ngjashme