Kalendari historik, 4 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 prill.

1391119
Kalendari historik, 4 prill

4 prill 1949 – U themelua Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Danimarka, Franca, Luksemburgu, Norvegjia dhe Portugalia firmosën në Uashington dokumentin që miratoi themelimin e NATO-s kundër kërcënimit në rritje të Bashkimi Sovjetik në Evropë.

4 prill 1953 – Nëndetësja “Dumlupinar” e Forcave Detare të Turqisë u fundos në Dardanele si pasojë e përplasjes me anijen suedeze “Naboland”, teksa kthehej nga një stërvitje e NATO-s. Kjo datë fatzezë, e cila u mori jetën 81 marinarëve turq, u shpall “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të Marinës”.

4 prill 1968 – U vra kleriku baptist, aktivisti dhe udhëheqësi i shquar afro-amerikan i Lëvizjes së të Drejtave Civile Afrikano-Amerikane, Martin Luther King Jr. Laureat i Çmimit Nobel të Paqes në vitin 1964, Luther Kingu njihet botërisht si një mbrojtës i flaktë i barazisë racore. Pas 5 ditësh, ai u varros me një ceremoni madhështore me pjesëmarrjen e rreth 300 mijë personave. Ndërsa vrasësi i tij, James Earl Ray, u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar dhe u dënua me 99 vite heqje lirie.

 



Lajme të ngjashme