Kalendari historik, 3 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 3 prill.

1390143
Kalendari historik, 3 prill

3 prill 1930 – Gruas në Turqi iu njoh për herë të parë e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në bazë të “Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore”, miratuar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, gruaja turke fitoi të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në zgjedhjet bashkiake.

3 prill 1937 – Në rrethin Karabuk, me direktivën e Presidentit Mustafa Kemal Ataturk dhe pjesëmarrjen e Kryeministrit Ismet Inonu, u hodhën themelet e Kombinatit Metalurgjik të Hekur-Çelikut, impianti i parë i industrisë së rëndë në Turqi.

3 prill 2018 – Në rrethin Mersin filloi ndërtimi i Centralit të Energjisë Bërthamore “Akkuyu”, i pari i këtij lloji në Turqi. Ceremonia e hedhjes së themeleve u realizua me pjesëmarrjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

 



Lajme të ngjashme