Kalendari historik, 2 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 prill.

1389442
Kalendari historik, 2 prill

2 prill 1453 – Sulltan Mehmeti II, i njohur botërisht si “Ngadhënjimtari”, i dha start fushatës së rrethimit të Stambollit. 

2 prill 1972 – Aktori i famshëm britanik, Charlie Chaplin, u rikthye pas 20 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ishte larguar më 1952-shin pasi dyshohej si simpatizant i komunizmit, për të marrë Çmimin Oskar. 

2 prill 1982 – Argjentina pushtoi ishujt Falkland duke u bërë shkak për shpërthimin e Luftës së Falklandit me Mbretërinë e Bashkuar. Pas kësaj lufte 73-ditore që përfundoi me fitoren britanike, Presidenti Leopoldo Galtieri i Argjentinës u arrestua nën akuzën e shkaktarit kryesor të luftës në fjalë. 



Lajme të ngjashme