Kalendari historik, 1 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 prill.

1389367
Kalendari historik, 1 prill

1 prill 1564 – Mbreti i Francës, Sharl IX, me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, urdhëroi që Viti i Ri të festohet më 1 janar, nga data 1 prill në të cilën festohej deri në atë kohë. Pas këtij vendimi, disa njerëz ende vazhduan ta festonin 1 prillin si ditën e parë të vitit duke gënjyer veten, ndërsa të tjerët që kishin pranuar ndryshimin e kalendarit, filluan të talleshin me ta duke i quajtur “peshku i prillit”. Kjo datë, për të cilën ekzistojnë legjenda e rrëfime në kultura, besime dhe gjuhë të ndryshme, njihet sot gjerësisht në botë si “Dita e Gënjeshtrave”.

1 prill 1921 – Ushtria turke arriti të mposhtë ushtrinë greke në Betejës II të Inonusë, një prej triumfeve të rëndësishme të Luftës Çlirimtare Turke. Pas kësaj fitoreje, e cila është ndër pikat e kthesës së procesit të luftës kombëtare turke për liri e pavarësi, Franca nisi të kërkojë rrugët e marrëveshjes me qeverinë e themeluar në Ankara.

1 prill 1955 – Gjenerali ultranacionalist grekoqipriot, Georgios Grivas, themeloi organizatën terroriste EOKA, e cila filloi menjëherë sulmet kundër Administratës Britanike të Qipros dhe banorëve turq të Ishullit. Në të njëjtën periudhë nisën edhe aktivitetet e Organizatës së Rezistencës Turke (TMT), nën udhëheqjen e politikanit Rauf Denktas, i cili më pas do të bëhej Presidenti Themelues i Republikës Turke të Qipros së Veriut.

1 prill 1979 – Kleriku dhe politikani Ruhollah Khomeini përmbysi regjimin e Shahut Mohammad Reza Pahlavi dhe e shpalli Iranin botërisht “Republikë Islame”.



Lajme të ngjashme