Kalendari historik, 30 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 mars.

1387712
Kalendari historik, 30 mars

30 mars 1814 – Forcat evropiane në alencë kundër Napoleonit marshuan triumfalisht në Paris duke i dhënë fund mbizotërimit francez në Evropë. Pas përfundimit të Luftërave Napoleonike, të cilat zgjatën rreth 15 vite dhe ndryshuan rrënjësisht historinë evropiane, Napoleoni u syrgjynos në ishullin e Elbës.30 mars 1856 – Lufta e Krimesë, filluar nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Perandoria Osmane kundër Rusisë cariste, mori fund me fitoren e fuqive aleate. Perandoria Ruse u detyrua të pranojë kushtet e Traktatit të Parisit, nëpërmjet të cilit u pranua gjithashtu se Perandoria Osmane është një shtet evropian.30 mars 1998 – Bashkimi Evropian filloi negociatat e anëtarësimit me Administratën Greke të Qipros duke i dhënë kështu një goditje të rëndë procesit të paqes në Ishull. Presidenti i atëhershëm i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Rauf Denktas, e kritikoi BE-në me këto fjalë: “Unioni vulosi përfundimisht një padrejtësi 34-vjeçare.”



Lajme të ngjashme