Kalendari historik, 27 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 mars.

1385805
Kalendari historik, 27 mars

27 mars 1961 – U shpall Dita Botërore e Teatrit.27 mars 1964 – Presidenti Makarios shkarkoi 2 ministra turq duke përshkallëzuar tensionin në Qipro. Makarios ndaloi hyrjen në Ishull edhe të politikanit Rauf Denktas.27 mars 1968 – Kozmonauti rus, Yuri Gagarin, njeriu i parë që shkoi në hapësirë, humbi jetën në moshën 34-vjeçare.27 mars 1976 – Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes. Me këtë marrëveshje SHBA-së iu lejua të ngrejë baza ushtarake në Turqi, ndërsa SHBA-ja u angazhua t'i japë Turqisë një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh.27 mars 1977 – Ndodhi fatkeqësia e Tenerifes, që cilësohet si aksidenti më i madh ajror në historinë e aviacionit. 583 persona mbetën të vdekur dhe 70 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy avionëve pasagjerësh gjatë uljes.



Lajme të ngjashme