Kalendari historik, 26 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 26 mars.

1385060
Kalendari historik, 26 mars

26 mars 1827 – Kompozitori gjerman, Ludwig van Beethoven, një prej emrave më të shquar të muzikës klasike botërore, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

26 mars 1942 – Regjimi nazist në Gjermani nisi fushatën e dërgimit të hebrenjve në Kampin e Përqendrimit “Auschwitz-Birkenau” të Polonisë. Nga rreth 1 milion e 300 mijë të internuar deri në fund të Luftës II Botërore në këtë kamp, më famëkeqi në Evropë, 1 milion e 100 mijë u vranë në dhomat e gazit ose u pushkatuan.26 mars 1971 – Pavarësimi i Pakistanit Lindor si Republika Popullore e Bangladeshit nxiti fillimin e luftës civile në vend. Kjo luftë u mori jetën rreth 3 milionë njerëzve.26 mars 1995 – Belgin Doruk, e njohur si “Zonjusha” e kinematografisë turke, u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.



Lajme të ngjashme