Kalendari historik, 24 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 mars.

1384294
Kalendari historik, 24 mars

24 mars 1603 – Mbretëresha e Anglisë dhe Irlandës, Elizabetë I, u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare. Gjatë sundimit 45-vjeçar të Elizabetës I, Anglia bë fuqia detare dhe shteti kolonialist më i rëndësishëm në botë. Pas vdekjes së Elizabetës I, Xhejmsi VI i Skocisë u bë Mbreti Xhejms I i Anglisë dhe Irlandës. 24 mars 1828 – Shkrimtari i famshëm francez, Zhyl Vern, një prej 3 emrave më të mëdhenj të letërsisë fantastiko-shkencore, u shua në moshën 77-vjeçare. Romanet e tij “Njëzetë mijë lega nën det” dhe “Rreth botës për 80 ditë” u bënë frymëzim për industrinë dhe teknologjinë evropiane, të cila asokohe sapo kishin filluar të lulëzonin.

24 mars 1923 – Mustafa Qemal Pashai (Ataturku) doli në kopertinën e revistës amerikane “Time” ende pa u bërë themelues dhe president i parë Republikës së Turqisë.

24 mars 1999 – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) filloi një operacion ajror kundër ish-Jugosllavisë për t'i dhënë fund përshkallëzimit të luftimeve në Kosovë. Si rezultat i fushatës bombarduese më intensive në Evropë që pas Luftës II Botërore, Kosovës iu hap rruga e ndarjes nga ish-Jugosllavia dhe pastaj e kurorëzimit me pavarësi më 17 shkurt 2008.

24 mars 2016 – Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë të Holandës dënoi me 40 vjet heqje lirie Radovan Karaxhiçin, lider i serbëve të Bosnjës, për vepra penale si “gjenocid”, “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve të luftës”. Ky dënim u shndërrua më pas në burgim të përjetshëm.



Lajme të ngjashme