Kalendari historik, 22 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 mars.

1381504
Kalendari historik, 22 mars

22 mars 1888 – Flota e Perandorisë Osmane u përforcua për herë të parë me dy nëndetëse, të cilat morën emrat e sulltanëve Abdyl Hamit dhe Abyl Mexhit. Nëndetëset me avull u dizajnuan nga industrialisti suedez Thorsten Nordenfelt, u prodhuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe u montuan në Stamboll.

22 mars 1968 – Në Franca nisën “Protestat e ’68-s”, të cilat patën një ndikim të gjatë në historinë evropiane dhe atë botërore. Nën udhëheqjen e aktivistit Daniel Cohn-Bendit, studentët e Universitetit Nanterre të Parisit pushtuan auditorin e parë të universitetit për të protestuar luftën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vietnam dhe kërkuar reformë në arsim. Pasi rektorati i universitetit ftoi policinë për të ndërhyrë ndaj rreth 150 studentëve protestues, ngjarjet u përshkallëzuan duke nxitur bojkote studentore dhe greva të punëtorëve në mbarë vendin.

22 mars 2013 – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kërkoi zyrtarisht falje nga Turqia për bastisjen në anijen “Mavi Marmara”.



Lajme të ngjashme