Kalendari historik, 21 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 mars.

1381491
Kalendari historik, 21 mars

21 mars 1788 – Qyteti Nju-Orleans i Luizianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dogj i tëri nga një zjarr, shkaku i shpërthimit të së cilin nuk dihet ende sot e kësaj dite. Nga 1.100 ndërtesat e qytetit, vetëm 200 arritën t’i shpëtojnë zjarrit.

21 mars 1960 – Policia hapi zjarr mbi një grup zezakësh të paarmatosur në qytetin Sharpvil të Afrikës së Jugut duke u marrë jetën 69 vetave dhe plagosur 180 të tjerë. Plot 6 vite më vonë, Organizata e Kombeve të Bashkuara e shpalli 21 marsin si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor.

21 mars 1973 – Rapsodi i famshëm turk, Asik Veysel Satiroglu, u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.

21 mars 1980 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, njoftoi se bojkotimin e Lojërave Olimpike të Moskës nga vendi i tij për të protestuar pushtimin sovjetik të Afganistanit. Bashkimi Sovjetik ia ktheu me të njëjtën monedhë pas 4 vitesh duke bojkotuar Olimpiadën Verore të Los-Anxhelosit së bashku me vendet e bllokut komunist.



Lajme të ngjashme