Kalendari historik, 20 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 mars.

1381475
Kalendari historik, 20 mars

20 mars 1815 – Napoleon Bonaparti u arratis nga internimi në ishullin e Elbës dhe hyri në Paris me një ushtri të rregull prej 140.000 trupash dhe 200.000 forca vullnetare duke rivendosur perandorinë, e cila zgjati 100 ditë.

20 mars 1971 – Gazetari dhe shkrimtari turk, Falih Rifki Atay, autor i veprave të famshme “Çankaja” dhe “Çfarë ishte Ataturku?”, ku tregon përshtypjet e tij lidhur me Ataturkun dhe rrethin e tij të ngushtë gjatë viteve të para pas themelimit të Republikës së Turqisë, vdiq në Stamboll në moshën 77-vjeçare.

20 mars 2003 – Me sulmet ajrore kundër Bagdadit filloi Lufta 2. e Gjirit ndërmjet Irakut dhe forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo luftë që nisi për t’i dhënë fund pushtetit të Saddam Husseinit, përfundoi zyrtarisht në vitin 2011 duke lënë pas një vend pa stabilitet dhe qindra-mijëra të vdekur e të plagosur.

20 mars 2016 – Filloi në Kubë vizita historike e Presidentit 44. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i cili u bë lideri i parë amerikan që vizitoi Kubën pas 88 vitesh.



Lajme të ngjashme