Kalendari historik, 19 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 mars.

1380728
Kalendari historik, 19 mars

19 mars 1920 – Pas okupimit të Stambollit nga forcat e Bllokut të Antantës, Mustafa Qemal Pashai, kryetar i Komitetit të Përfaqësimit (Heyeti-i Temsiliye), u dërgoi të gjitha qyteteve një komunikatë për mbledhjen e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në Ankara.

19 mars 1945 – Andej nga fundi i Luftës II Botërore, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në udhëheqjen e Stalinit njoftoi fundin e Traktatit të Miqësisë dhe Neutralitetit ndërmjet BRSS-së dhe Turqisë, firmosur në vitin 1925. Në disa mesazhe zyrtare të mëpasshme, udhëheqja sovjetike i kërkoi Turqisë baza ushtarake në Kars, Ardahan, Artvin dhe në ngushticat e Çanakalasë dhe Stambollit.

19 mars 2011 – Pas përhapjes anembanë Libisë të revoltave që filluan kundër Muammar Gaddafit, forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës filluan sulmet ajrore kundër qeverisë së Gaddafit.



Lajme të ngjashme