Kalendari historik, 14 shkurt

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 14 shkurt.

Kalendari historik, 14 shkurt

Çfarë ka ndodhur më datë 14 shkurt?

14 shkurt 1876 – Shpikësi skocez, Alexander Graham Bell, aplikoi për patentën e telefonit.

14 shkurt 1945 – Fuqitë Aleate të Luftës II Botërore filluan në qytetin Dresden të Gjermanisë bombardimin ajror më gjithëpërfshirës në historinë e kontinentit evropian. Në këto sulme ajrore që vazhduan natë e ditë humbën jetën 60-130 mijë njerëz.

14 shkurt 1989 – Sateliti i parë nga 24 të tillët që do të formonin Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), u vendos në orbitën e Tokës.

14 shkurt 2003 – Ngordhi gjitari i parë i klonuar në botë. E quajtur Dolly, delja më e famshme e botës pati ardhur në jetë në vitin 1997 si rezultat i procesit të klonimit në një fabrikë bioteknologjie në Skoci. Ajo jetoi rreth 6 vjet dhe solli në jetë 6 qengja.



Lajme të ngjashme