Kalendari historik, 8 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 8 dhjetor.

1319123
Kalendari historik, 8 dhjetor

Çfarë ka ndodhur më 8 dhjetor?

8 dhjetor 1863 – Më shumë se 2 mijë vetë gjetën vdekjen nga zjarri që ra në një kishë në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

8 dhjetor 1863 – Në Londër nisi të implementohet për herë të parë trafiku me drita.

8 dhjetor 1953 – Kombëtarja turke e futbollit skualifikoi Spanjën dhe fitoi të drejtën të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

8 dhjetor 1980John Lennon, themeluesi i grupit “Beatles”, u qëllua për vdekje para shtëpisë në Nju-Jork nga fansi me çrregullime mendore, Mark David Chapman. Kur vdiq Lennon ishte 40 vjeç.

8 dhjetor 1987 – Në Palestinë nisi lëvizja e njohur si Intifada I. Protestat filluan për shkak të përplasjes në Izrael të një kamioni të drejtuar nga një kolon hebre me një automjet me 4 palestinezë brenda dhe me pasojë vdekjen e palestinezëve. Brenda një kohe të shkurtër protestat u shndërruan në një lëvizje kryengritëse që përfshiu të gjithë Palestinën. Populli palestinez i la mënjanë të gjitha dallimet politike dhe ndërmori veprime të përbashkëta kundër dhunës izraelite.

8 dhjetor 1987 – Presidenti amerikan i kohës, Ronald Reagan dhe ish-lideri i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), Mihail Gorbaçov ranë dakord për shkatërrimin në mënyrë reciproke të raketave me rreze të mesme veprimi. 

8 dhjetor 1991 Pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS), Boris Jeltcin, Kryetari i Shtetit të Rusisë, shpalli krijimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura [Rusi, Ukrainë, Bjellorusi].



Lajme të ngjashme