Kalendari historik, 5 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 5 dhjetor.

1317730
Kalendari historik, 5 dhjetor

Çfarë ka ndodhur më 5 dhjetor?

5 dhjetor 1791 – Vdiq në Vjenë kompozitori austriak, Wolfgang Amadeus Mozart. Në jetën e tij të shkurtër 35-vjeçare, Mozarti kompozoi plot 626 vepra duke influencuar zhanre të shumta të muzikës klasike, sidomos operën dhe simfoninë.

5 dhjetor 1901 – Në qytetin Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhi në jetë regjisori dhe producenti i shquar, Walt Disney, krijues i karakterit më famshëm në botën e filmave vizatimorë.

5 dhjetor 1934 –Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi ligjin që i njohu gruas turke të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Me këtë rregullim ligjor, çdo grua mbi 22 vjeç fitoi të drejtën të votuar dhe çdo grua mbi 30 vjeç të drejtën për t’u zgjedhur. Si rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme të 8 shkurtit 1935, 18 gra u zgjodhën deputete në Parlamentit turk.

5 dhjetor 1951 –Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit u themelua në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Kjo organizatë ushtron aktivitet në fusha si vendosja e refugjatëve në një vend të ri, mbështetja e kthimit vullnetar të tyre, shëndeti i emigrantëve dhe lehtësimi i emigracionit të rregullt.

5 dhjetor 2013 – Nelson Mandela, presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe simbol i luftës kundër racizmit, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.

5 dhjetor 2016 – Sateliti “Gokturk-1”, syri i Turqisë në hapësirë, u lëshua nga Guajana Franceze.



Lajme të ngjashme