Kalendari historik, 4 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 dhjetor.

1317074
Kalendari historik, 4 dhjetor

Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?

4 dhjetor 1154 –Nicholas Breakspear u zgjodh papë dhe mori emrin Adrian IV. Ai është britaniku i parë dhe i vetëm që ka drejtuar Papatin dhe Kishën Katolike.

4 dhjetor 1858 – Britanikët rrëzuan nga froni Bahadur Shahun II, sovran i Perandorisë Mogule, duke i dhënë fund hegjemonisë turke të filluar nga Mahmud Gazneviu 9 shekuj më parë në Indi. Bahadur Shahu u internua në Birmani.

4 dhjetor 1859 – Mejtepi Mylkie (Mekteb-i Mülkiye), një shkollë e lartë profesionale, u hap në Stamboll me urdhër të Sulltan Abdulmexhidit për formimin e burokratëve të lartë të Perandorisë Osmane. Pas themelimit të Republikës së Turqisë, ajo u zhvendos në Ankara dhe u riemërua si “Shkolla e Shkencave Politike”.

4 dhjetor 1918 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Woodrow Wilson, shkoi në Francë për bisedimet e paqes së Luftës I Botërore duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që vizitoi Evropën.

4 dhjetor 1943 – Presidenti i SHBA-së, Franklin D. Roosevelt dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill, u takuan në Kajro me Presidentin e Turqisë, Ismet Inonu, për ta bindur atë që t’i shpallte luftë Gjermanisë. Në fund të bisedimeve 3-ditore në kryeqytetin egjiptian, Presidenti Inonu refuzoi kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për hyrjen e Turqisë në Luftën II Botërore. Megjithatë, teksa kishte mbetur vetëm pak kohë nga përfundimi i Luftës II Botërore, Turqia i shpalli luftë Gjermanisë dhe Japonisë duke u renditur në mesin e shteteve themeluese të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

4 dhjetor 2011 –Socrates, një prej legjendave të futbollit botëror dhe kombëtares braziliane, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.



Lajme të ngjashme