Kalendari historik, 16 nëntor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 nëntor.

1307099
Kalendari historik, 16 nëntor

Çfarë ka ndodhur më 16 nëntor?

16 nëntor 1532 – Komandanti spanjoll, Francisco Pizarro, në krye të njësitit të tij prej 168 ushtarësh, mposhti dhe mori rob perandorin inkas, Atahualpa, i cili kishte një ushtri prej 80.000 trupash.

16 nëntor 1849 – Një gjykatë ruse dënoi me vdekje Fjodor Dostojevskin, autor i shumë veprave klasike si “Krim dhe Ndëshkim”, “Vëllezërit Karamazov” dhe “Idioti”, për veprimtari antiqeveritare si pjesëmarrës në një grup intelektualësh radikalë. Dënimi i tij u kthye më pas në punë të rëndë të detyruar. Kritikët thonë se kjo periudhë ndikoi thellësisht në formimin e Dostojevksit duke e bërë atë një shkrimtar thellësisht analitik, shpirtëror, filozof e psikolog.

16 nëntor 1922 – Sulltani i fundit i Perandorisë Osmane, Vahidedini (Mehmeti VI), njoftoi zyrtarisht gjeneralin Harrington, komandant i përgjithshëm i Ushtrive Pushtuese, se jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar në Stamboll dhe i paraqiti atij kërkesën për azil në Britani.

16 nëntor 1938 – Arkivoli i themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, i cili ishte ndarë nga jeta më 10 nëntor, u vendos në sallën e madhe ceremoniale të Pallatit “Dolmabahçe”, mbi një katafalk të mbuluar me flamurin turk. Qytetarët që dëshironin ta shikonin për herë fundit liderin e madh dhe babanë e kombit turk, u dyndën në “Dolmabahçe”.

16 nëntor 1967 – Forumi Ndërkombëtar i Poezisë, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zgjodhi shkrimtarin Fazil Husnu Daglarca si “poeti i gjallë më i madh turk”.

16 nëntor 1993 – Kryetari i Shtetit të Rusisë, Boris Yeltsin, mbylli Muzeun e Leninit.



Lajme të ngjashme