Kalendari historik, 21 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 tetor.

Kalendari historik, 21 tetor

Çfarë ka ndodhur më 21 tetor?

21 tetor 1520 – Magelani zbuloi ngushticën që lidh oqeanin Atlantik me Paqësorin dhe që sot njihet me emrin e tij, në jug të Amerikës Latine.

21 tetor 1805 – Flota britanike nën komandën e Horatio Nelson mposhti flotën e bashkuar franko-spanjolle në Trafalgar. Admirali Nelson vdiq në këtë luftë.

21 tetor 1860 – Nisi publikimi i gazetës “Tercüman-ı Ahval”, e para private politike në Perandorinë Osmane.

21 tetor 1935 – Gjermania Naziste nën drejtimin e Hitlerit u largua zyrtarisht nga Lidhja e Kombeve.

21 tetor 1945 – Në Francë, gratë fituan për herë të parë të drejtën për të votuar.

21 tetor 1985 – Doli në treg libri me titull “Të fundit” (Ganz Unten), i shkrimtarit dhe autorit gjerman Gunter Wallraf, ku ai flet për eksperiencat e tij nën identitetin e punëtorit turk. Libri përmban kritika të ashpra në lidhje me këndvështrimin racist të gjermanëve në raport me turqit.

21 tetor 1987 – Avioni i parë “F-16” i montuar në Turqi realizoi fluturimin e tij të parë me ceremoni zyrtare.

21 tetor 1999 – Një sulm me raketë ndaj një qendre tregtare në kryeqytetin Grozni të Çeçenisë u mori jetën 110 personave dhe la të plagosur 400 të tjerë.



Lajme të ngjashme