Kalendari historik 13 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 13 tetor.

1284774
Kalendari historik 13 tetor

Çfarë ka ndodhur më 13 tetor?

13 tetor 1884 –Meridiani zero (0 gradë), i cili kalon nëpër Observatorin Mbretëror të Grinuiçit, në afërsi të Londrës, u standardizua si referencë ndërkombëtare për përcaktimin e gjatësisë gjeografike dhe brezat kohorë.

13 tetor 1911 – Italianët pushtuan qytetin bregdetar libian të Dernas gjatë Luftës Tripolitaniane, e njohur gjerësisht edhe si Lufta Italo-Turke.

13 tetor 1921 – Qeveria e Ankarasë (Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë) firmoi Traktatin e Karsit me Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë duke i dhënë fund Luftës Çlirimtare në Frontin Lindor.

13 tetor 1923 - Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpalli botërisht Ankaranë si kryeqytet të vendit.

13 tetor 1972 – Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore sovjetike u rrëzua në Moskë duke shkaktuar 176 të vdekur.

13 tetor 1976 – Një avion mallrash i Linjave Ajrore të Bolivisë u rrëzua në Santa-Kruz duke u marrë jetën 100 personave, 97 prej të cilëve në tokë dhe shumica fëmijë.

13 tetor 1986 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan dhe lideri i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, nuk ranë dakord mbi kontrollin e armëve bërthamore strategjike. Reagani deklaroi se nuk do të hiqnin dorë nga projekti i quajtur “Nisma Strategjike e Mbrojtjes” dhe i njohur gjerësisht si “Luftërat e Yjeve”.

13 tetor 1990 – Përfundoi lufta civile libaneze, e cila vazhdonte që prej vitit 1975. Bilanci i kësaj lufte 15-vjeçare ishte 230.000 të vrarë, 350.000 të plagosur dhe mbi 1 milion refugjatë libanezë.

13 tetor 2006 – Banka “Grameen” në Bangladesh dhe themeluesi i saj, Muhammad Yunus, u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes.

13 tetor 2010 – Plot 69 ditë pas aksidentit në një minierë të Kilit, 33 minatorët e bllokuar nën rrënoja u shpëtuan gjallë si për mrekulli.



Lajme të ngjashme