Kalendari historik 12 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 12 tetor.

1284767
Kalendari historik 12 tetor

Çfarë ka ndodhur më 12 tetor?

12 tetor 1492 – Ekspedita e Kristofor Kolombit mbërriti në BahamaKaraibeve dhe ishullin ku zbarkoi, ai e quajti San-Salvador. Kolombi, eksplorues gjenovez në shërbim të Spanjës, besonte se kishte arritur në Azinë Lindore apo në Indi. Edhe pas dy udhëtimeve të tjera në Hemisferën Perëndimore – madje deri sa vdiq – Kolombi këmbënguli se kishte mbërritur në Indi. Ndërsa bota, si për ironi, zgjodhi emrin e eksploruesit fiorentinas, Amerigo Vespuçi, për të emërtuar kontinentin e ri.

12 tetor 1917 –Gazi mustardë u përdor për herë të parë gjatë Luftës I Botërore në afërsi të qytetit belg të Ypresit duke vrarë rreth 20.000 ushtarë brenda një dite të vetme.

12 tetor 1964 – Vdiq në moshën 56-vjeçare shkrimtari dhe gazetari britanik, Ian Fleming, autor i serisë së famshme “James Bond”.

12 tetor 1979 – Ahmet Benler, djalë i ambasadorit të Turqisë në Holandë, Ozdemir Benler, u martirizua nga organizata terroriste ASALA.

12 tetor 1984 - Kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, i mbijetoi sulmit me bombë të organizatës terroriste IRA. Megjithatë sulmin në hotelin ku akomodohej “Zonja e Hekurt” u mori jetën 5 vetave.

12 tetor 1991 – Lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, shfuqizoi agjencinë e inteligjencës, KGB.

12 tetor 1999 – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Pakistanit, gjeneralarmate Pervez Musharraf, mori pushtin në vend me një grusht ushtarak të paqmë dhe pa gjakderdhje.

12 tetor 2002 – Plot 202 persona gjetën vdekjen dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, shumica të huaj, si pasojë e sulmit me bombë në një klub nate në ishullin turistik indonezian të Balit.

12 tetor 2017 – Ushtria turke hyri në qytetin sirian të Idlibit për të kontrolluar, vrojtuar dhe patrulluar zonat e çtensionimit. Në operacion morën pjesë 30 mjete të blinduara dhe mbi 100 ushtarë.



Lajme të ngjashme