Kalendari historik 10 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 10 tetor.

1284697
Kalendari historik 10 tetor

Çfarë ka ndodhur më 10 tetor?

10 tetor 680 – Hz. Hyseni (Husayn ibn Ali), nip i Profetit Muhamed, si dhe të gjithë përkrahësit e tij, u vranë në afërsi të qytetit irakian të Qerbelasë nga ushtarët besnikë të kalifit umajad, Jezid I. Kjo ngjarje përmendet në histori si “Masakra e Qerbelasë”.

10 tetor 1780 – Një uragan i fuqishëm u mori jetën rreth 20.000 njerëzve në Karaibe.

10 tetor 1911 – Republikanët kinezë nën udhëheqjen e liderit revolucionar Sun Yat-Sen, rrëzuan dinastinë mançuriane Qing duke i dhënë fund periudhës perandorake në Kinë.

10 tetor 1933 – Një avion pasagjerësh tip “Boeing 247” i kompanisë ajrore “United Airlines” u rrëzua në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një sabotimi. Ky ishte avioni i parë civil i rrëzuar me sabotim dhe shkaktoi 7 të vdekur: 4 pasagjerë e 3 anëtarë të ekuipazhit.

10 tetor 1944 – Holokausti: 800 fëmijë romë u vranë sistematikisht nga nazistët në Kampin e Përqendrimit Auschwitz.

10 tetor 1986 – Një tërmet me magnitudë 7,5 ballë të shkallës Rihter u mori jetën 1.500 personave në Salvador.

10 tetor 1999 – Shkrimtari dhe sindikalisti turk, Fakir Baykurt, u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare duke lënë pas dhjetëra vepra të përkthyera në shumë gjuhë, më e famshmja e të cilave është “Hakmarrja e gjarpërinjve” (Yılanların Öcü).

10 tetor 2015 – Dy shpërthime të ndara përpara mitingut të “Punës, Paqes dhe Demokracisë” në Ankara u morën jetën 102 njerëzve dhe lanë të plagosur 391 të tjerë.

10 tetor 2017 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se nuk do të pranojnë aplikimet për viza të qytetarëve turq. Pak orë më vonë Turqia u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë duke pezulluar aplikimet për viza të shtetasve amerikanë.



Lajme të ngjashme