Kalendari historik 4 tetor
Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 tetor.

Çfarë ka ndodhur më 4 tetor?
4 tetor 1582 – Papa Gregori i 13-të miratoi kalendarin gregorian. Pasi që kalendarit të vjetër Julian iu shtuan 10 ditë, dita e ardhshme u pranua si 15 tetor.
4 tetor 1669 – Vdes në moshën 63-vjeçare “piktori i dritës dhe hijes” holandezi Rembrandt.
4 tetor 1830 – Mbretëria e Belgjikës ndahet nga Holanda dhe shpall pavarësinë.
4 tetor 1853 – Shteti Osman i shpalli luftë Rusisë dhe filloi këhtu Lufta e Krimesë.
4 tetor 1914 – Nga tërmeti i fuqisë 6,9 ballë që tronditi Burdurin dhe Afyonkarahisarin humbën jetën 300 persona.
4 tetor 1957 – Bashkimi Sovjetik dërgoi në orbitë satelitin “Sputnik” dhe kështu filloi gara hapësinore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
4 tetor 1993 –Njësitë besnike të Boris Jelcinit bastisën godinën e parlamentit, në të cilën komunistët rezistuan ndaj vendimit për mbyllje. Në kryeqytetin Moskë u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
4 tetor 1986 – Turqia pranoi të drejtën e ankimit në Komisionin Evropian për të Drejtat e Njeriut.
4 tetor 2003 – Në bastisjen që terroristët e PKK-së ndërmorën ndaj postëkomandës “Aktutun” në Semdinli kanë rënë dëshmorë 15 ushtarë turq, ndërkaq në përleshje u neutralizuan 23 terroristë.