Kalendari historik 2 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 tetor.

1279895
Kalendari historik 2 tetor

Çfarë ka ndodhur më 2 tetor?

2 tetor 1187 Selahaddin Eyyubi e mori Jerusalemin dhe i dha fund pushtimit 88-vjeçar të Kryqëzatës.

2 tetor 1869 – Në Porbandar lindi lideri i pavarësisë së Indisë, Mohandas Karamchand Gandhi.

2 tetor 1923 – U largua nga Stambolli njësia e fundit e forcave okupatore, për të cilat Mustafa Kemal Ataturku kishte thënë: “Do të largohen ashtu siç kanë ardhur”.

2 tetor 1990 – Rrëmbehet një avion i linjave ajrore kineze. Pasi zbriti në aeroportin Guanxhou avioni goditi dy avionë të tjerë të parkuar në aeroport. Në këtë aksident humbën jetën 132 persona.

2 tetor 1992 - Gjatë stërvitjes në Detin Egje, dy raketa të hedhura nga aeroplanmbajtësja amerikane goditën luftanijen turke, destrojerin minues «Muavenet». Në këtë ngjarje ranë dëshmorë 5 marinarë turq.

2 tetor 1996 - Një avion pasagjerësh i linjave ajrore të Perusë u rrëzua në Oqeanin Paqësor. Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 70 persona.

2 tetor 2017 – Gjatë një festivali muzikor në Las Vegas të ShBA-së u hap zjarr me armë automatike. Në këtë ngjarje u vranë 58, ndërsa u plagosën mbi 500 persona të tjerë.

2 tetor 2018 – Gazetari saudit, Jamal Khashoggi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për të kryer procedurat për vizë. Prej kësaj dite për gazetarin Khashoggi nuk dihet asgjë. Më vonë u bë e ditur se Khashoggi ishte vrarë brenda në konsullatë. 



Lajme të ngjashme