Kalendari historik, 29 shtator

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 shtator.

1277797
Kalendari historik, 29 shtator

Çfarë ka ndodhur më 29 shtator?

29 shtator 1547 – Ka lindur shkrimtari spanjoll, Miguel de Cervantes, autori i librit “Don Kishoti” (i Mançës).

29 shtator 1902 – Ndahet nga jeta në Paris shkrimtari Emile Zola, autori i romaneve me famë botërore “Nana” dhe “Zherminal”.

29 shtator 1911 – Filloi Lufta e Tripolit mes Shtetit Osman dhe Italisë, e cila donte të merrte Libinë.

29 shtator 1913 – Pas Luftës së Dytë Ballkanike ndërmjet Shtetit Osman dhe Bullgarisë u firmos “Marrëveshja e Stambollit”. Pesë vjet më vonë në të njëjtën ditë Bullgaria u tërhoq nga Lufta e Parë Botërore me “Armëpushimin e Selanikut”.

29 shtator 1937 – Gjenerali nacionalist, Çan Kaj Shek dhe komunisti Mao Ce Dun vendosën të bashkëpunojnë kundër kërcënimit japonez në Kinë.

29 shtator 1939 – Ushtarët polakë u tërhoqën përballë ushtrisë gjermane. Varshava u dorëzua tek nazistët.

29 shtator 1941 – Pasi morën Kievin nazistët nisën masakrën «Babi Yar». Në dy ditë gjermanët vranë 34 mijë çifutë.

29 shtator 1992 – U vranë 200 prej terroristëve që kishin sulmuar Postëkomandën e Xhandarmërisë në Derexhik (Derecik), të nënprefekturës Shemdinli (Şemdinli) të Hakarit. Në përleshjet me terroristët ranë dëshmorë 23 ushtarë dhe 5 roje fshati.

29 shtator 2008 – Pas falimentimit të firmave të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) si “Lehman Brothers” indeksi i Bursës së Nju-Jorkut «Dow Jones» shënoi një rekord historik duke pësuar një rënie me 777 pikë.



Lajme të ngjashme