Kalendari historik, 27 shtator

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 shtator.

1277122
Kalendari historik, 27 shtator

27 shtator 1529 – Perandoria Osmane mbërriti në portat e Vjenës. Nën drejtimin e Sulltan Ligjvënësit (Kanuni) Ushtria Osmane filloi Rrethimin e Parë të Vjenës.

27 shtator 1590 – Papa Urbano VII vdes 13 ditë pas zgjedhjes, pa parë as ceremoninë e kurorëzimit të tij. Urbano njihet si Papa më jetëshkurtër.

27 shtator 1917 – Ndahet nga jeta në Paris piktori francez, Edgar Degas, që pranohet si një nga themeluesit e rrymës së “impresionizmit” në artin e pikturës.

27 shtator 1922 – Braktis fronin mbreti grek Konstantini I, i cili humbi luftën që kishte ndërmarrë kundër Ushtrisë Turke për të pushtuar Anadollin. Në vend të Konstantinit Mbreti i Greqisë u bë djali i tij, Jorgua.

27 shtator 1961 – Në Siri u bë puç ushtarak. Administrata puçiste deklaroi daljen e vendit nga Republika e Bashkuar Arabe, të cilën e kishin krijuar partitë egjiptiane dhe siriane “Baas”.

27 shtator 1971 –Hekurudha Turqi-Iran u hap me ceremoninë e organizuar në skelën e trageteve në Van. Përurimin e bënë Presidenti Xhevdet Sunaj (Cevdet Sunay) dhe Shahu i Iranit, Pehlevi.

27 shtator 1998 – Nisi të përdoret motori kërkues në internet “Google”.

27 shtator 2013 – Ndahet nga jeta aktori turk i kinemasë dhe teatrit, Tunxhel Kurtiz (Tuncel Kurtiz).



Lajme të ngjashme