Kalendari historik, 19 shtator

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 shtator.

Kalendari historik, 19 shtator

Çfarë ka ndodhur më 19 shtator?

19 shtator 1575 – Sulltan Murati III, sundimtar XII i Perandorisë Osmane, përuroi Observatorin e Stambollit, i cili do të shembej pas 5 vitesh.

19 shtator 1921 – Pas fitores në Betejën e Sheshit të Sakarias, Mustafa Kemal Pasha u gradua mareshal dhe u nderua me titullin e veteranit të luftës.

19 shtator 1935 – Regjimi nazist ndaloi punësimin e hebrenjve në sektorin publik të Gjermanisë.

19 shtator 1951 – Këshilli i Atlantikut të Veriut ftoi Turqinë dhe Greqinë për t’u anëtarësuar në NATO.

19 shtator 1955 – Presidenti i Argjentinës, Juan Peron, u rrëzua me puç ushtarak.

19 shtator 1976 – Avioni me emrin “Antalya” i Linjave Ajrore Turke ra në afërsi të Spartës, provincë në jugperëndim të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e 154 personave.

19 shtator 1985 – Kryeqyteti i Meksikës u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8,2 ballë të shkallës Rihter, i cili u mori jetën mbi 10 mijë njerëzve.

19 shtator 2002 – Tanket izraelite hynë në shtabin e Presidentit të Palestinës, Yasser Arafat, në Ramallah.

19 shtator 2010 – Në Katedralen e Kryqit të Shenjtë, e cila ndodhet në ishullin Akdamar të liqenit të Vanit, në lindje të Turqisë, u mbajt mesha e parë pas 95 vitesh.



Lajme të ngjashme