Kalendari historik, 18 gusht

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 gusht.

1254086
Kalendari historik, 18 gusht

Çfarë ka ndodhur më 18 gusht?

18 gusht 1227 – Vdes Xhingiz Kan, Perandori mongol, i cili themeloi njërën prej perandorive më të mëdha të historisë. Vendndodhja e varrit të Xhingiz Kanit, i cili vdiq pas një sëmundjeje gjatë një fushate ushtarake në vitin 1227, ende nuk dihet.

18 gusht  1791 – Nënshkruhet Marrëveshja e Armëpushimit në Kalas, e cila i dha fund Luftës Osmano-Ruse.

18 gusht  1850 – Vdes në Paris shkrimtari Honore de Balzac, i cili hodhi firmën në veprat klasike si “Zambaku në luginë” dhe “Xha Gorio”.

18 gusht 1917 – Në Selanik shpërtheu zjarri i madh. Nga ky zjarr, i cili vazhdoi për 32 orë, u shkatërrua mbi 30 për qind e qytetit dhe 70 mijë njerëz mbetën pa shtëpi.

18 gusht 1932 – Bukuroshja turke Keriman Halis, e cila u zgjodh për Miss Turkey, u zgjodh e para në konkursin Miss World.

18 gusht 1971 – Australia dhe Zelanda e Re vendosën t’i tërheqin trupat e tyre nga Lufta e Vietnamit.

18 gusht 1998 – Kriza ekonomike e Rusisë tronditi botën. Rusia ndaloi shlyerjen e të gjitha borxheve të jashtme.

18 gusht 1998 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili dëshmoi para jurisë së madhe, pranoi se ka patur marrëdhënie me praktikanten në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

18 gusht 2018 – Vdes në Zvicër ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, i njohur për Planin e Paqes në Qipro dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe.



Lajme të ngjashme