Kalendari historik, 13 gusht

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 13 gusht.

1250946
Kalendari historik, 13 gusht

Çfarë ka ndodhur më 13 gusht?

13 gusht 1889 - Gjerman Ferdinand Fon Cepelin (Ferdinand Von Zeppelin) patenton shpikjen e tij të tullumbaces që mund të drejtohet dhe administrohet dhe të cilën e quajti Zeppelin sipas tij.

13 gusht 1905 – Norvegjia me anë të një referendumi të organizuar ndahet nga Suedia. Me shpalljen mbret të Norvegjisë të Princit danez Çarls (Charles) ky vend u bë mbretëri e pavarur.

13 gusht 1954 – Për herë të parë nëpërmjet radios u këndua himni kombëtar i Pakistanit. Ky vend, i cili pas një lufte të përgjakshme në vitin 1947 e shpalli pavarësinë nga India që ishte koloni angleze, në vitin 1971 përjetoi një copëtim tjetër pas të cilit lindi shteti i Bangladeshit.  

 

13 gusht 1956 – Vdes gazetari dhe historiani anglez, Herbert Xhorge Uells (Herbert George Wells) njëri prej pionierëve të letërsisë fantastiko-shkencore dhe autori i veprave të famshme si “Makina Kohore” dhe “Lufta e Botëve”.

13 gusht 1961 – Filloi ndërtimi i “Murit të Berlinit”, i cili ndante qytetin e Berlinit në dysh dhe që ishte simboli i Luftës së Ftohtë. Ky mur që ishte i gjatë 46 km, për 30 vjet ndau pjesët lindore dhe perëndimore të qytetit të Berlinit.

13 gusht 1966 – Mao Cedung shpalli Revolucionin Kulturor të Kinës. Kjo lëvizje që zgjati 10 vjet mbeti në kujtime për arrestime dhe ekzekutime.

13 gusht 1987 – Presidenti i ShBA-së, Ronald Regan pranoi përgjegjësinë e tij për skandalin e njohur si Iran-Kontra. Skandali doli në pah pasi ShBA-ja të ardhurat nga shitja e paligjshme e armëve Iranit i transferonte grupeve antikomuniste në Nikaragua të quajtura “Kontra” gjatë përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë socialiste në këtë vend.            

 



Lajme të ngjashme