Kalendari historik, 8 gusht

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 8 gusht.

1249689
Kalendari historik, 8 gusht

Çfarë ka ndodhur më 8 gusht?

8 gusht 1588 – Flota e madhe detare e dërguar nga Mbreti Filipi II për të pushtuar Anglinë pësoi një disfatë të rëndë në detin La Mansh. Kjo fitore hapi rrugë për fillimin e politikës kolonizuese të Mbretëreshës së Anglisë, Elisabeta I.               

8 gusht 1925 – Lindi Presidenti i parë i Bosnjë-Hercegovinës, Alija Izetbegoviç.

8 gusht 1937 – Lindi aktori amerikan Dustin Hoffman, fitues i çmimeve Oscar me filmat “Njeriu i shiut” dhe “Krameri kundër Kramerit”.  

8 gusht 1937- Japonia pushtoi Pekinin, kryeqytetin e Kinës.  

8 gusht 1949 – U zhvillua në Strasburg mbledhja e parë e Këshillit të Evropës. Turqia dhe Greqia u bënë anëtare të Këshillit.

8 gusht 1964 – Pas pushtimit të 3 fshatrave turke (në Ishullin e Qipros) nga qipriotët grekë, avioni turk që bënte fluturime për shkurajim mbi pozicionet greke të Qipros u rrëzuan dhe piloti Cengiz Topel ra dëshmor.

8 gusht 1974 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon dha dorëheqjen pas skandalit “Watergate”. Nixon u bë presidenti i parë amerikan që dha dorëheqjen. Detyrën e presidentit e mori ndihmësi i tij, Gerald Ford, i cili u bë presidenti i parë i pazgjedhur i Amerikës.



Lajme të ngjashme