Kalendari historik, 1 gusht

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 gusht.

1245678
Kalendari historik, 1 gusht

Çfarë ka ndodhur më 1 gusht?

1 gusht 1521 – Ushtria Osmane rrethoi Beogradin.

1 gusht 1571 – Nën komandën e Lala Mustafa Pashës Ushtria Osmane ngadhënjoi Qipron, që ishte pjesë e Republikës së Venedikut.

1 gusht 1840 – Doli gazeta e parë në gjuhën turke “Ceride-i Havadis

1 gusht 1894 – Perandoria Japoneze hyri në luftë me Kinën për të pushtuar Gadishullin Korean.

1 gusht 1902 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) filluan ndërtimin e Kanalit të Panamasë pasi blenë nga Franca të drejtat në lidhje me kanalin.

1 gusht 1914 – Gjermania i shpalli luftës Rusisë cariste.

1 gusht 1936 – Lojërat Olimpike Verore të Berlinit u hapën me ceremoni, ku mori pjesë edhe Adolf Hitleri. Rekordin në këto lojëra e theu atleti amerikan me ngjyrë, Jesse Owens, i cili fitoi 4 medalje ari.

1 gusht 1950 – Turqia aplikoi për anëtarësim në NATO.

1 gusht 1975 – U nënshkrua Akti Final i Helsinkit (Konventa për të Drejtat e Njeriut) me pjesëmarrjen e 35 shteteve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Kanadaja nuk e firmosën marrëveshjen.



Lajme të ngjashme