Kalendari historik, 29 korrik

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 korrik.

1243905
Kalendari historik, 29 korrik

Çfarë ka ndodhur më 29 korrik?

29 korrik 1890 – Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare piktori holandez, Vincent Van Gogh. Disa nga veprat e famshme të tij janë: “Luledielli”, “Ara me grurë”, “Nata me yje”. Van Gog ka qenë pararendësi i ekspresionistëve.

29 korrik 1948 – Në Londër filluan Lojërat Olimpike Verore, të cilat kishin 12 vite që nuk mbaheshin për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Në këto lojëra Turqia fitoi 6 medalje ari, 4 argjendi dhe 2 bronzi.

29 korrik 1958 – U krijua Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe e Hapësirës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA).

29 korrik 1967 – Në tërmetin që ra në qytetin Karakas të Venezuelës humbën jetë 500 vetë dhe mbetën të plagosur me mijëra të tjerë.

29 korrik 1981 – Princi i Uellsit, Charles u martua me Lady Diana.

29 korrik 1987 – Kryeministrja e Anglisë, Margaret Thatcher dhe Presidenti i Francës, François Mitterrand firmosën marrëveshjen për ndërtimin e Tunelit të Lamanshit.

29 korrik 1999 – Për herë të parë dënohet një president në detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Presidenti Bill Clinton gjobitet me 90 mijë dollarë për dëshmi të rreme.

29 korrik 2005 – Në Sistemin tonë Diellor zbulohet planeti më “xhuxh”, i cili u quajt “Eris



Lajme të ngjashme