Kalendari historik, 7 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 maj.

1195642
Kalendari historik, 7 maj

Çfarë ka ndodhur më 7 maj?

7 maj 1915 – Anija transatlantike britanike “Lusitania” u fundos nga një nëndetëse gjermane në Oqeanin Atlantik gjatë Luftës së Parë Botërore. Në ngjarje humbën jetën 1.198 njerëz.

7 maj 1921 – U krijua Unioni i Shoqatave të Mësuesve të Turqisë (Türkiye Muallime ve Muallim Cemiyetleri Birliği)

7 maj 1943 – Ndahet nga jeta ushtaraku dhe politikani turk Fethi Okyar, pjesë e kuadrit kryesor që krijoi Republikën e Turqisë. Ai i ka shërbyer vendit në detyra të rëndësishme si kryeministër dhe kryetar parlamenti.

7 maj 1945 – Gjenerali gjerman, Alfred Jodl firmosi dokumentin që pranonte dorëzimin pa kushte të Gjermanisë, dhe kështu mori fund edhe Lufta e Dytë Botërore.

7 maj 1990 – Filloi transmetimet provë televizioni i parë privat në Turqi.



Lajme të ngjashme