Kalendari historik, 6 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 6 maj.

1195378
Kalendari historik, 6 maj

Çfarë ka ndodhur më 6 maj?

6 maj 1877 –Crazy Horse (Kali i Çmendur), shefi i famshëm i lëkurëkuqëve të fisit Sioux, i mirënjohur për fitoren ndaj të bardhëve, u dorëzua tek ushtarët amerikanë në Nebraskë.

6 maj 1927 –Radioja e Stambollit filloi transmetimet e para në bodrumin e godinës së PTT-së në Sirkeci (Büyük Postane). Duke qenë se aparat për të marrë valët e radios (radiomarrës) nuk kishte ende tek asnjë, këto transmetime iu përcollën popullit me altoparlantët që ishin vendosur mbi derën hyrëse të PTT-së.

6 maj 1937 – Merr flak disa minuta pasi ishte ngritur nga toka anija ajrore “Hindenburg”, zepelini më i madh i botës, dhe rrëzohet në tokë duke u djegur. Në aksident humbasin jetën 36 persona. Ngjarja bëhet shkak që më vonë të hiqet dorë nga përdorimi i zeplinëve si mjete transporti ajror.

6 maj 1994 – Hapet Tuneli i La Manshit, i cili lidh Anglinë me Francën duke kaluar poshtë Detit të La Manshit.

6 maj 2001 –Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në Siri shkoi në xhaminë e Dinastisë Umajade në Damask duke u bërë edhe papa i parë që hyn në një xhami.



Lajme të ngjashme