Kalendari historik, 25 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 prill.

1189361
Kalendari historik, 25 prill

Çfarë ka ndodhur më 25 prill?

25 prill 1859 – Në qytetin egjiptian Port-Said filluan punimet e gërmimit të Kanalit të Suezit, i cili lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe.

25 prill 1915 – Forcat angleze dhe franceze, të cilat gjatë Luftës së Parë Botërore synonin të pushtojnë Stambollin, kur e kuptuan se nuk mund të kalojnë dot Ngushticën e Çanakalasë,  zbarkuan dhe nisën kështu betejat tokësore Çanakalasë.

25 prill 1941 – Vdes Salih Bozok, adjutanti dhe shoku i fëmijërisë i Mustafa Qemal Ataturkut, i cili njihej si personi më i afërt me të.

25 prill 1974 – Me anë të një grusht shteti ushtarak të paarmatosur të udhëhequr nga gjenerali Antonio Spinola në Portugali iu dha fund diktaturës fashiste të Salazarit.

25 prill 2001 – Arrestohet në shtëpinë e tij në Manila ish-Presidenti i Filipineve, Xhozef (Joseph) Estrada, i akuzuar për përvetësim të paligjshëm të 80 milionë dollarëve të vendit të tij.  



Lajme të ngjashme