Kalendari historik, 5 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 5 prill.

1177354
Kalendari historik, 5 prill

Çfarë ka ndodhur më 5 prill?

5 prill 1804Meteori i parë që është regjistruar nga shkencëtarët, ra në Skoci.

5 prill 1897 – Filloi Lufta Tridhjetëditore ndërmjet Shtetit Osman dhe Greqisë.

5 prill 1900 – U nda nga jeta komandanti i shquar i ushtrisë osmane, Gazi Osman Pasha.

5 prill 1930Mahatma Gandhi përfundoi marshimin e tij 300 milje të gjatë duke mbërritur në bregdetin e Dandit, në qytetin Gujarat të Indisë. Me këtë marshim në vitin 1930 kundër taksës britanike të kripës, njohur botërisht si Marshimi i Gandit për Kripën, ai udhëhoqi kryengritjen indiane kundër Britanisë së Madhe.

5 prill 1992 – Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës shpalli pavarësinë e vendit.

5 prill 1998 – U përurua Ura “Akashi Kaikyo”, e cila lidh qytetin Kobe me ishullin Awaji të Japonisë. Ndërtuar për 10 vjet, ajo është ura e varur më e gjatë në botë: 1991 metra.



Lajme të ngjashme