Kalendari historik, 4 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 prill.

1176598
Kalendari historik, 4 prill

Çfarë ka ndodhur më 4 prill?

4 prill 1814Napoleon Bonaparti u tërhoq për herë të parë nga froni i Perandorisë Franceze.

4 prill 1913 – Revista “Bota e Gruas” u themelua në Perandorinë Osmane. Qëllimi i themelimit të saj ishte rritja e të drejtave dhe lirive të gruas në përgjithësi, për të siguruar ndërgjegjësimin e të gjitha grave, angazhimin dhe efektivitetin e tyre në punë dhe jetën shoqërore.

4 prill 1949 – U themelua Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Danimarka, Franca, Luksemburgu, Norvegjia dhe Portugalia firmosën në Uashington dokumentin që miratoi themelimin e NATO-s.

4 prill 1953 – Nëndetësja “Dumlupinar” e Forcave Detare të Turqisë u fundos në Dardanele si pasojë e përplasjes me anijen suedeze “Naboland”, teksa kthehej nga një stërvitje e NATO-s. Kjo datë fatzezë, e cila u mori jetën 81 marinarëve turq, u shpall “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të Marinës”.

4 prill 1968 – U vra kleriku baptist, aktivisti dhe udhëheqësi i shquar afro-amerikan i Lëvizjes së të Drejtave Civile Afrikano-Amerikane, Martin Luther King Jr. Laureat i Çmimit Nobel të Paqes në vitin 1964, Luther Kingu njihet botërisht si një mbrojtës i flaktë i barazisë racore.

4 prill 1979 – Kryeministri i Pakistanit, Zulfikar Ali Bhutto, u ekzekutua me varje.

4 prill 1997 – Ndërroi jetë ushtaraku dhe politikani turk, Alparslan Turkes.

4 prill 2010 – Filloi transmetimet kanali “TRT El Arabia”, stacioni televiziv në gjuhën arabe i Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT).



Lajme të ngjashme