Kalendari historik, 3 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 3 prill.

1175861
Kalendari historik, 3 prill

Çfarë ka ndodhur më 3 prill?

3 prill 1882 – Banditi amerikan, Jesse James, i cili mori famë me vjedhjet që pati realizuar pas Luftës Civile Amerikane, u vra pas krahëve nga shoku i tij i ngushtë, Robert Ford. I shndërruar në legjendë që sa ishte ende në jetë, ky bandit është bërë frymëzim për shumë romane dhe filma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

3 prill 1906Vëllezërit Lumiere (Auguste dhe Louis) shpikën fotografinë me ngjyra.

3 prill 1930 – Gruas në Turqi iu njoh për herë të parë e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në bazë të “Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore”, miratuar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, gruaja turke fitoi të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në zgjedhjet bashkiake.

3 prill 1937 – Në rrethin Karabuk të Turqisë, me direktivën e Mustafa Qemal Ataturkut dhe pjesëmarrjen e kryeministrit të atëhershëm, Ismet Inonu, u hodhën themelet e Fabrikës së Hekur-Çelikut.

3 prill 1948 – Presidenti 33. i SHBA-së, Harry Truman, nënshkroi Planin Marshall, një paketë ndihmash ekonomike nga e cila përfituan 16 shtete, mes të cilave edhe Turqia, vende që patën hyrë në krizë ekonomike pas Luftës II Botërore.



Lajme të ngjashme