Kalendari historik, 2 prill
Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 prill.

Çfarë ka ndodhur më 2 prill?
2 prill 1453 – Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari i dha start fushatës së rrethimit të Stambollit.
2 prill 1872 – Vdiq në moshën 80-vjeçare Samuel Morse, shkencëtar amerikan që njihet si shpikës i telegrafit dhe Kodit Mors, gjithashtu piktor i skenave historike.
2 prill 1917 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë “de facto” në Luftën I Botërore.
2 prill 1930 – Haile Selasiye u vetëshpall perandor i Etiopisë.
2 prill 1972 – Charlie Chaplin u rikthye pas 20 vitesh në SHBA, nga ku ishte larguar më 1952-shin pasi dyshohej si simpatizant i komunizmit, për të marrë Çmimin Special të Oskarit.
2 prill 1982 – Argjentina pushtoi Ishujt Falkland.
2 prill 1992 – Armenia pushtoi qytetin Kelbecer të Azerbajxhanit. Pas pushtimit, banorët e Kelbecerit mërguan në qytetet të tjera të Republikës së Azerbajxhanit.