Kalendari historik, 1 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 prill.

1174581
Kalendari historik, 1 prill

Çfarë ka ndodhur më 1 prill?

1 prill 1564 – Mbreti i Francës, Sharl IX, urdhëroi që Viti i Ri të festohet më datë 1 janar, nga 1 prill që festohej deri në atë kohë. Pas këtij vendimi, njerëzit që vazhdonin të pranonin 1 prillin si fillim të vitit, u quajtën “peshku i prillit”. Kjo datë, për të cilën ekzistojnë legjenda e rrëfime në kultura, besime dhe gjuhë të ndryshme, njihet sot gjerësisht në botë si “Dita e Gënjeshtrave”.

1 prill 1921 – U shënua fitorja e Betejës II të Inonusë, një prej triumfeve të rëndësishme të Luftës Çlirimtare Turke. Pas kësaj fitoreje, e cila është ndër pikat e kthesës së procesit të luftës kombëtare turke për liri e pavarësi, Franca nisi të kërkojë rrugët e marrëveshjes me Ankaranë.

1 prill 1924 – Këshilli i Ministrave të Turqisë mori vendim për të transformuar Pallatin Topkapi në muze, bashkë me sendet brenda tij.

1 prill 1924 – Lideri nazist, Adolf Hitler, u dënua me 5 vjet heqje lirie pas tentativës për grusht shteti në Mynih.

1 prill 1949Turqia u bë palë e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR).

1 prill 1950 – Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi planin për ndarjen e Jerusalemit në dy pjesë.

1 prill 1957 – Shkencëtarët në Gjermaninë Perëndimore refuzuan të punojnë mbi armët bërthamore.

1 prill 1969 – Koncerti i dhënë në Amerikë nga kompozitori dhe këngëtari i shquar turk, Munir Nurettin Selçuk, u transmetua direkt nga 525 kanale televizive.

1 prill 1979 – Ruhullah Homeini shpalli Sheriatin në Iran.

1 prill 2009 – Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) filloi transmetimet radiofonike në gjuhën kurde.



Lajme të ngjashme